Makina fundoset në përrua në aksin Librazhd-Përrenjas, shpëtojnë mrekullisht dy familjarët

schedule09:56 - 13 Tetor, 2020

schedule 09:56 - 13 Tetor, 2020

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Përrenjas. Gazetari Agim Blloshmi raporton për abcnews.al se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.

Ngjarja ka ndodhur në Pishkash në zonën e njohur si “Tre urat”. Në automjet udhëtonin dy anëtarë të një familje, të cilët janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se në automjet po udhëtonte Hysen Skordhja dhe nusja e djalit të tij, Marjana Iljasllari. Ka qenë kryefamiljari që ka thyer xhamin e makinës dhe ka nxjerrë dhe nusen e djalit.

Ndërkaq, automjet është i fundosur krejtësisht në pellgun me ujë, që është krijuar gjatë punimeve të bëra nga firma që po ndërton HEC. Pritet që të bëhet nxjerrja e automjetit.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!