Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një makinë që drejtohej nga një i moshuar ka “fluturuar” dhe është përplasur me një shtëpi. Besohet se ai po ecte me shpejtësi 160 km/h.
Sipas informacioneve, dëmet në shtëpinë ku ndër të tjera ndodhej edhe një fëmijë 3 vjeç janë të mëdha.
Informacionet bëjnë me dije se aksidenti i ndodhur rreth orës 2:30 të pasdites së së martës është shkaktuar pas një problemi të papritur shëndetësor me të cilin është përballur 73-vjeçari.
Pronari i shtëpisë tha se banorët patën fatin të shpëtuan, duke shtuar se i thanë se dëmi ishte aq i madh sa që shtëpia pothuajse nuk mund të riparohej.
/abcnews.al