Makina e “braktisur” prej 47 vitesh në të njëjtin vend, kthehet në atraskion turistik

schedule09:18 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 09:18 - 22 Dhjetor, 2021

Një makinë e viteve ’70 në Itali është kthyer në një atraksion turistik për shkak se për 47 vite nuk kishte lëvizur nga trotuari ku qëndronte e parkuar.

Nuk është gjëja më e zakonshme në botë të gjesh një makinë të parkuar në një vend publik për një kohë të gjatë.

Lancia Fulvia e cila dikur ishte ngjyrë blu ka një përjashtim. Ajo i përket 94-vjeçarit Angelo Fregolent  i cili e kishte lënë makinën jashtë dyqanit që ndodhej poshtë banesës ku ai qëndronte. Fregolent e përdorte automjetin si magazinë për gazetat dhe revistat.

Për 47 vite, makina nuk kishte lëvizur nga pozicioni i saj, por tani nevoja për të riparuar trotuaret e qytetit bëri që autoritetet ta largonin. Tani ajo do të ruhet si një atraksion turistik. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!