Makina del nga rruga në Ersekë, lëndohet 29 vjeçari

schedule14:22 - 27 Mars, 2023

schedule 14:22 - 27 Mars, 2023

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në dalje të qytetit të Ersekës. Një automjet tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollon dhe dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime shoferi 29 vjeçar. Drejtuesi është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të qytetit të Ersekës, shtetasi F. I., rreth 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi F. I., i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.