Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vertop të Beratit. Një automjet ku po udhëtonin një vajzë dhe një djalë ka dalë nga rruga. Makina ka rënë nga Ura e Vertopit duke përfunduar në lumin Osum.
Mjeti tip Audi, me targa AA 723 LK ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, ku fatmirësisht nuk ka pasur prurje. Për pasojë është plagosur rëndë 28-vjeçarja Anxhela Ibra e cila është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.
“Në aksin rrugor Berat – Poliçan, në vendin e quajtur Ura Vërtopit, një mjet ka dalë nga rruga me drejtuese shtetasen A.I, 28 vjeçe, banuese në Poliçan.
Për pasojë drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime dhe po transportohet për në Spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia./mv.abcnews.al