Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Arrëz-Fierzë ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë në fshatin Dardhë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i saj.
Ndërkohë një grua dhe një fëmijë kanë shpëtuar për mrekulli dhe kanë arritur të dalin nga makina. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
“Më datë 07.06.2020, rreth orës 11:45, në fshatin Dardhë, Pukë, një mjet ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga për pasojë janë lënduar një grua me një fëmijë të cilët janë jashtë rreziku për jetën dhe ndodhen në Spitalin Pukë
Gjithashtu nga Informacionet paraprake mesohet se ndodhet dhe një person, shtetasi M. P. në automjet, dhe shërbimet e Zjarrfikeses Pukë po punojn për nxjerrjen e tij nga automjeti
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia./abcnews.al