Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka zbardhur rastin e efektivëve të policiët të cilët u filmuan teksa vodhën 18 pako të ndihmave, për familjet e prekura nga tërmeti.
SHÇBA sqaron se janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës. Për këtë ngjarje u procedurën penalisht po ashtu dhe 2 shtetas për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Pakot janë gjetur në shtëpinë e shtetasit, Ditar Taulla. Në produktet e sekuestruara, u gjetën, qumësht, vaj luledielli, oriz, makarona, sheqer, fasule, salçice, kafe, etj.
ShÇBA thotë se pakot e sekuestruara janë magazinuar në Ministrinë e Brendshme.
Njoftimi i plotë nga SHÇBA:
Lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale e më pas në disa media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako, sqarojmë se:
Pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Procedimi i shtetasve të mësipërm u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.
Me urdhër te Prokurorisë, të gjitha provat materiale të sekuestruara gjatë këtij operacioni janë magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, ku është mbajtur proces-verbali përkatës.
Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA, e cila po heton rastin konkret i ka zyrat në godinën e Ministrisë së Brendshme. SHÇBA apelon mediat të kontaktojnë për te marre informacion zyrtar për lajme qe lidhen me Shërbimin, për te shmangur dizinformimin e qëllimshëm te publikut.
SHÇBA fton qytetarët dhe mediat te denoncojnë çdo rast abuzimi, duke vene ne dispozicion numrin falas 0800 90 90”, thekson SHÇBA.