Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, dyshohet se u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes. Qerimi kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së. Kelmendi ishte kritikues i ish-presidentit Ibrahim Rugova
“Emri i Ibrahim Rugovës ështē shendrruar ne Lavatriçe të udb-ashve, titistve, rankoviqistve, rugovistve, pastaj, të qyqarve, dezertorve dhe sabotatorve te luftēs! Ketē farē te keqe e ka mbjellur, kultivuar, rritur dhe korrur UDB dhe KOS! Janë shumë… !”, kishte shkruar Qerimi në Facebook.
Ndërkohë përmes një komunikate për media, policia ka thënë se fillimisht ishte njoftuar për një veturë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.
Policia ka sqaruar rrethanat në të cilat është gjetur i vrarë e më pas i djegur trupi.
E viktima Qerim Kelmendi ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së, mik i heroit Ilir Konushevci. Qerimi ishte vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Kelmendi ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe fliste shpesh për veprimtarinë e Ibrahim Rugovës.