Makabre/ 29-vjeçarja vret djalin në Egjipt, i gatuan trupin dhe tenton t’i hajë kokën

schedule11:50 - 20 Qershor, 2023

schedule 11:50 - 20 Qershor, 2023

Një gruaje nga provinca Sharqiya në Egjipt, akuzohet se ka copëtuar djalin e saj, duke e gatuar dhe më pas ngrënë pjesët e trupit të tij. Ky krim brutal ka tronditur popullin egjiptian.

Sipas Middleeastmonitor, Hana Mohamed Hassan akuzohet për vrasjen e fëmijës së saj, copëtimin e trupit të tij, gatimin dhe ngrënien e një pjese të tij.

29 -vjeçarja prej rreth 3 vitesh ishte ndarë nga bashkëshorti, jetonte vetëm me djalin në fshat. Sipas shtypit vendas, gruaja u arrestua kur babai i fëmijës njoftoi autoritetet, ndërsa në shtëpinë e gruas u gjetën kova me pjesë trupi që i përkisnin 5-vjeçares.

Megjithatë, tronditje ka shkaktuar ajo që e akuzuara ka thënë në gjykatë, pasi ka tentuar t’i hajë kokën fëmijës “që ish-bashkëshorti të mos e linte”.

Është tronditës përshkrimi i saj për vdekjen e djalit të saj të vetëm 5-vjeçar. Siç ka raportuar në gjykatë, ajo e ka goditur 5 herë në kokë fëmijën dhe pasi është siguruar se ka vdekur, e ka copëtuar në vaskën e shtëpisë dhe më pas i ka gatuar pjesët, përfshirë kokën dhe i ka ngrënë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!