Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Majmuni i vogël “Punch” preku zemrat e botës/ Pse nënat braktisin këlyshët e tyre

schedule11:40 - 23 Shkurt, 2026

schedule 11:40 - 23 Shkurt, 2026

Një këlysh majmuni në Japoni ka fituar zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi videot e tij duke u përndjekur nga majmunët e tjerë dhe braktisur nga nëna u bënë virale javën e kaluar.

Japanese macaque i quajtur Punch lindi në korrik të kaluar në Ichikawa Zoo. Kujdestarët e kopshtit zoologjik i dhanë një lodër prej pelushi në formë orangutani, për t’i dhënë ngushëllim pasi u braktis nga nëna.

Pa mbështetjen e nënës për t’u integruar në tufë, Punch është ngushëlluar te lodra. Ai është filmuar disa herë duke u tërhequr zvarrë dhe ndjekur nga majmunë më të rritur brenda rrethimit. Në pamjet e para shihet i vetëm, duke e shtrënguar lodrën ndërsa përndiqej, ndërsa më vonë një majmun tjetër e ka pastruar dhe qetësuar përkohësisht.



Ekspertët e primatologjisë thonë se braktisja e këlyshëve nuk është e zakonshme, por mund të ndodhë kur nëna është e re, shëndeti i kafshës është i rrezikuar ose kushtet mjedisore janë stresuese. Sipas Alison Behie, nëna e Punch-it ishte për herë të parë nënë dhe kafsha ka lindur gjatë një vale të nxehti, gjë që mund të ketë ndikuar në vendimin e saj.

Kujdestarët e kopshtit zoologjik kanë provuar edhe alternativa të tjera për ngushëllimin e Punch-it, përfshirë peshqirë të mbështjellë, por lodra në formë majmuni duket se i ka dhënë ndjesinë e sigurisë dhe mundësinë për t’u integruar më vonë në tufë.

Për shkak të vëmendjes së madhe, vizitorët kanë shtuar ndjeshëm praninë e tyre në kopsht, duke detyruar autoritetet të vendosin barriera më të forta dhe të kërkojnë respektim të rregullave për fotografim dhe qetësi.

Carla Litchfield, psikologe e ruajtjes së natyrës, theksoi rëndësinë e këtij rasti për ndërgjegjësimin mbi humbjen e habitatit, ndryshimet klimatike dhe mirëqenien e kafshëve në kopshte zoologjike. Ajo paralajmëroi gjithashtu kundër trafikut të paligjshëm të këlyshëve si kafshë shtëpiake, duke theksuar se majmunët janë qenie shoqërore që kanë nevojë për komunitetin e tyre.

Punch nuk është kafsha e parë që tërheq vëmendjen globale; në vitin 2024, hipopotamja e vogël Moo Deng në Tajlandë u bë sensacion për karakterin e saj të veçantë dhe “aurën” e një ylli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!