Majmuni i dehur vret një person dhe plagos 250 të tjerë

schedule15:12 - 18 Qershor, 2020

schedule 15:12 - 18 Qershor, 2020

Keni dëgjuar ndonjëherë që një majmun të dënohet me burgim? Epo, ka ndodhur. Majmuni i alkoolizuar, i quajtur “Kalua” vrau një person dhe plagosi 250 të tjerë në Indi, pasi i mbaroi ‘furnizimi’ me alkool.

Kalua i përkiste një okulisti, i cili e kishte mësuar të konsumonte alkool dhe pas vdekjes së tij, majmuni u bë agresiv pasi pushoi së konsumuari pije. Ngjarja ka ndodhur në Mirzapur të Indisë, dhe pas disa përpjekjesh ekipet e kopshtit zoologjik arritën ta kapnin.

Majmuni është gjashtë vjeç dhe mjeku i kopshtit zoologjik tha që nëse ai lirohej, ai do të dëmtonte njerëzit kudo që të shkonte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!