Majlinda Kelmendi nxjerr në shitje medaljen e arit, arsyeja do t’iu emocionojë

schedule13:59 - 26 Tetor, 2020

schedule 13:59 - 26 Tetor, 2020

Majlinda Kelmendi e tregon dhe një herë tjetër se nuk është kampione vetëm në tapet, por edhe jashtë tij. Xhudistja e Kosovës ka vendosur të bëjë një veprim mjaft të bukur, duke i ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve të sëmurë në vendlindjen e saj.

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e tij në jetë. Për këtë arsye unë kam vendosur të nxjerr në shitje Medaljen e Artë që kam fituar në Lojërat Olimpike të Rios në Brazil. Shitja e saj do të sjellë të ardhura të mjaftueshme për ilaçe, të cilat do t’i vijnë në ndihmë fëmijëve kosovarë që janë të sëmurë me kancer.

Ju ftoj të gjithëve që të bëheni si unë dhe të dhuroni sadopak për organizatën ‘Care for Kosova Kids’, në mënyrë që të gjithë të kenë një shans në këtë jetë. Shuma që ju do të dhuroni do të dyfishohet nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijët kosovarë do të shërohen falë ndihmës tuaj”, është mesazhi që 29-vjeçarja ka për popullin e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!