Ish-kryeministri Pandeli Majko i vendosur në listën e Tiranës në vijën e zjarrit, i 19-ti vijon fushatën intensive në terren për të bindur qytetarët që të votojnë jo vetëm PS-në, por edhe atë personalisht në fletën e votimit për t’i siguruar mandatin.
Mbrëmjen e sotme, socialisti i vjetër ka postuar në Facebook disa foto nga një takim me vëllezërit e njohur Endri & Stefi dhe këngëtarin tjetër Erik Lloshi.
“Me dy vëllezërit e këngës nga Korça Endri & Stefi dhe Erik Lloshin në një takim miqësor në Njësinë nr.5” shkruan Majko. Këtë fushatë politika ka “rekrutuar” shumë këngëtarë dhe artistë për të tërhequr sa më shumë votues.