Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka protestuar sot para Kuvendit kundër marrëveshjes për të dhënë me koncesion Parkun Kombëtar të Butrintit për një periudhë 10 vjeçare. Nga foltorja e Kuvendit Majko ka analizuar marrëveshjen duke evidentuar sipas tij disa ndryshme që ka pësuar vendimi i 2002 me atë të 2022.
“Nga një vlerësim i kujdesshëm i marrëveshjes vura re që në marrëveshje nuk është përfshirë vendimi i këshillit të ministrave të vitit 2002, për shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit zonë natyrore të mbrojtur përfshirjen e tij në listën e digatinave me rëndësi ndërkombëtare në veçori të habitateve të shpendëve ujore.
Ndarjet e zonave të Butrintit janë bazuar te ky vendim i këshillit të ministrave. Ju keni marrë vendimin e këshillit të ministrave të miratuar në 2022, 2 muaj përpara. E hapa këtë vendim që zëvendëson 2002, dhe aty ka vetëm një paragraf mes të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së Butrintit, nga 9400 në 8200 hektarë. Tani plani i menaxhimit koncepti i marrëveshjes është bërë në bazë të vendimit të vjetër të 2002 ndërsa marrëveshja është bërë në bazë të një marrëveshje që ka kaluar para 2 muajsh. Tani nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e mengaxhimit, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale, dhe keni marrë si bazë legale një VKM numër 59, ku ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijtë…
Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3, A3 është ndërtuar mbi bazën e VKM së 2002, duke krijuar edhe një VKM tjetër, edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1…asgjë. Vetëm keni bashkangjitur një hartë me koordinata, çfarë ka ndodhur? ”, tha Majko mes të tjerash.
Në fjalën e saj në Kuvend ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka shpalosur projektligjin për marrëveshjen për parkun Kombëtar të Butrintit.
“Fondacioni për menaxhimin e Butrintit është një Fondacion Shqiptar. Mirë administrim do të thotë përdorim sa më i mirë i aseteve. Është e vërtetë që komuniteti jeton në brendësi të këtij potenciali. Është një optimizëm i të ardhurave që sjellë Butrinti. Duhen shtuar më shumë shërbime për vizitoret. Po flasim për një pasuri botërore. Është pjesë e mikpritjes ajo që duhet t’i shtohet Butrinti një qendër vizitorësh. Aksesueshmëria është një e mirë e komunitetit. Do të ketë një hartim akademik dhe shkencor për kërkimet. Mirë administrim do të thotë se të gjitha fondet që do të administrohen në Butrint do të investohen për parkun. Janë shpifje që vijnë për ngjyrosje politike. Marrim sitet tona kombëtare ti shpalosim për propagandë. Ky projektligj do t’i diskutojë të gjithë personat e përfshirë sipas një plani afatgjatë,. Në Butrint do të ngremë shkollat e kërkimit shkencor”, tha Margariti.
/abcnews.al