Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Majko acarohet me Papën: Gjërat janë të qarta, flokët e mi të bardhë dhe kaçurrelat e tua të humbura

schedule10:34 - 1 Shkurt, 2021

schedule 10:34 - 1 Shkurt, 2021

Ministri i Diasporës Pandeli Majko është përplasur në Kuvend me deputetin e opozitës Kristaq Papa, i cili e kishte thirrur në interpelancë lidhur me çështjen e votës së emigrantëve.

Majko iu kthye ashpër deputetit, duke i thënë se nuk e ka idenë se për çfarë flet. Ministri shtoi se interpelanca ishte e mbushur me dizinformacion.

“Nuk kam ardhur të dëgjoj dëngla nga njerëz që nuk e kanë idenë çfarë bëhet me diasporën. Vjen këtu dhe ulëret në parlament duke lëshuar lloj-lloj dënglash të pavërteta. Nëse do informacion për sa i përket furnizimit me libra, çfarë po bëjmë për të burgosurit, çfarë jemi duke bërë ne për të drejtën e  votës që e sorollatin mospërgjigjet e opozitës? Çfarë kemi bërë ne për një histori që flet me zë të lartë? Ka disa gjëra që janë shumë të qarta zoti Papa ashtu siç i kam unë flokët e bardha dhe ti ke humbur kaçurrelat prej kohësh”, tha Majko.

Lexo edhe: KQZ kërkoi konsensus, Majko: Vota e emigrantëve është detyrim ligjor

Sakaq, gjatë fjalës së tij Majko akuzoi opozitën për vonesat e krijuara për çështjen e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Gjithashtu, ministri kundërshtoi deklaratën e KQZ se duhet konsensus nga partitë politike për të siguruar votën e emigrantëve. Majko u shpreh se  realizimi i të drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendin është detyrim ligjor. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!