Milani firmosi me Mike Maignan, portierin që doli kampion me Lille në Francë dhe ka zëvendësuar Gigio Donnarumma, i cili nuk pranoi të rinovonte me kushtet e kuqezinjve dhe doli lojtar i lirë.
Maignan në të shkuarën ka qenë te PSG dhe është drejtuar edhe nga Carlo Ancelotti, trajneri italian i lidhur ngushtë me Milanin.
Tekniku aktual i Real Madrid ka dhënë mendimin e tij dhe e vlerëson Maignan: “Kam folur me Paolo Maldinin dhe i kam shprehur kënaqësinë time. Ishte një lëvizje që në fakt bëri pak zhurmë.
E njoh Maignan nga periudha që drejtoja PSG-në, atëherë ai ishte një djalosh dhe arrija ta ndjeja që kishte talent, Shpesh e lejoja të stërvitej me ekipin e parë.
Ai është një njeri shumë i qetë dhe teknik. Maignan do të jetë gjithmonë i sigurt dhe i dobishëm për skuadrën”. /abcnews.al