Maignan ironizon rregullat e reja të IFAB: Nga 2026 portierët do qëndrojnë me shpinë gjatë penalltive

schedule08:43 - 26 Mars, 2023

schedule 08:43 - 26 Mars, 2023

Mike Mignan i përgjigjet me ironi miratimit nga IFAB të rregullores së re për goditjet e penalltisë me portierin që nuk do të duhet më të shpërqendrojë kundërshtarin duke lëvizur dhe prekur shtyllat apo traversën.

Portieri i Francës dhe Milanit ka postuar në profilin e tij në “Twitter” me ironi që portieri duhet të kthehet edhe me shpinë.

“Rregulli i ri i IFAB për penalltitë në vitin 2026, portierët do të duhet të kthehen me shpinë në momentin e gjuajtjes”,- shprehet francezi, duke dalë kështu haptazi kundra vendimit të IFAB. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!