Mahrez e nxori zbuluar, Fernandinho flet për të ardhmen e tij

schedule15:14 - 8 Janar, 2020

schedule 15:14 - 8 Janar, 2020

Disa ditë më parë, Riyad Mahrez tha për SkySport se në fund të sezonit, David Silva dhe Fernandinho do të largohen nga Manchester City. Asaj kohe, u duk se ylli algjerian kishte zbuluar një detaj që nuk duhet ta bënte, por vetë Fernandinho ka hedhur poshtë çdo dyshim sot me fjalët e tij.

Braziliani pranoi se nuk e ka ndërmend të largohet nga City dhe bisedimet për të rinovuar kontratën, kanë nisur: Kur rinovova në vitin 2018, në kontratën time ishte një klauzolë, që nëse arrinim disa objektiva të caktuar, kontrata ime e re do të rinovohej automatikisht.

Bisedimet mes agjentit tim dhe klubit kanë nisur ndërkohë. Jam shumë pranë arritjes së të gjitha objektivave që vendosëm në vitin 2018 dhe besoj se kontrata do të më rinovohet”, tha mesfushori brazilian i Manchester Cityt.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!