Mahmutaj: Berisha po sakrifikon opozitën shqiptare për të zgjidhur hallet e tij personale

schedule01:54 - 13 Maj, 2025

schedule 01:54 - 13 Maj, 2025

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berisha po sakrifikon opozitën shqiptare për të zgjidhur hallet e tij personale.

Për ABC News, Mahumtaj u shpreh se Berisha nuk po gjen dot arsye për t’i kontestuar zgjedhjet.

“Duke pasur probleme të tilla, i shkaktoi një dëm shumë të madh, të pariparueshëm. Po shkatërron, po sakrifikon opozitën shqiptare për të zgjidhur hallet e tij personale. Ajo çfarë më shqetëson mua, Berisha, në 35 vite pushtet, kur nuk e ka fituar vetë pushtetin, ka menduar që i janë vjedhur votat. Ai nuk po gjen dot arsye për t’i kontestuar zgjedhjet, por po i zvarrit. Berisha po qëndron i heshtur, nuk po zbaton statutin e asaj partie. Me këtë parti, ku do shkojë, ku do dalë? Mblidhet parlamenti në shtator. I bie që seancën e parë të parlamentit ta hapë Berisha”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!