Harry Maguire do të qëndrojë te Manchester United.
Sipas Daily Mail, trajneri i ri Eric ten Hag planifikon të mbajë qendërmbrojtësin në skuadër dhe të nënshkruajë me një lojtar tjetër për pozicionin nëse klubi shet Eric Bailly, Phil Jones ose Axel Tuanzebe. Në planet e ten Hag janë edhe Raphael Varane dhe Victor Lindelof.
Megjithatë, Maguire mund t’i hiqet shiriti i kapitenit.
Maguire luajti 30 ndeshje në Premier League sezonin e kaluar, duke shënuar 1 gol, duke marrë 7 kartonë të verdhë dhe një të kuq. /abcnews.al/