Magjistari i famshëm David Copperfield u akuzua për ngacmim nga 16 gra

schedule19:45 - 15 Maj, 2024

schedule 19:45 - 15 Maj, 2024

Magjistari i famshëm amerikan David Copperfield është akuzuar nga 16 gra për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme nga vitet 1980 deri në vitin 2014, kur ato ishin nën 18 vjeç, shkruan Guardian.

Nga ato gra, tre pretendojnë se Copperfield i ka droguar para se t’i përdhunojë, ndërsa të tjerat deklarojnë se i ka prekur në mënyrë të papërshtatshme, pra ka krijuar një marrëdhënie emocionale me të miturit me qëllim që t’i abuzojë.

Copperfield i ka mohuar të gjitha akuzat dhe avokatët e tij kanë theksuar se ai “asnjëherë nuk është sjellë në mënyrë të papërshtatshme me askënd, aq më pak me ndonjë të mitur”, dhe se është mbështetës i lëvizjes “#Me Too”.

Fallon Thornton, një nga katër gratë që pretendojnë se Copperfield i preku në mënyrë të papërshtatshme gjatë shfaqjeve të tij, raportoi një incident të tillë në policinë e Las Vegasit në vitin 2014 dhe çështja u mbyll për shkak të mungesës së pretenduar të provave./abcnews.al