“Magjik” në fushën e blertë, “ylli” i mesfushës spanjolle shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

schedule20:20 - 15 Qershor, 2024

schedule 20:20 - 15 Qershor, 2024

Nuk kishte nisje më të bukur të Kampionatit Evropian, sidomos kur ai zhvillohet në vendin tënd. “Demat” e Spanjës kanë zhvilluar një ndeshje fantastike mbrëmjen e kësaj të shtune, duke mundur ne rezultatin e thellë, 3 me 0, Kroacinë, në sfidën hapëse të rrugëtimit të tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, i cili po zhvillohet pikërisht në Gjermani.

Një performancë magjike zhvilloi edhe “ylli” i mesfushës, Fabian Ruiz, i cili ishte autor i golit të dytë si dhe një asistimi, pa llogaritu këtu loje perfekte, me plot 3 topa të rikuperuar në mesfushë dhe një saktësi pasimi prej 90%, ndaj një kundërshtari disi modest për të thënë të vërtetën, por sërish statistikat mbeten në librat e historisë dhe në fund vlerësohen nga UEFA.

Pas këtij vlerësimi, UEFA ka vendosur ta “shpërblejë”, 21-vjeçarin, me çmimin e parë, të “Lojtarit të ndeshjes”, të dhënë për këtë kompeticion, me “yllin” e Paris Saint-Germain, që tashmë duhet të jetë më i motivuar e më i etur se kurrë, për të sjellë edhe më shumë suksese për Kombëtaren e tij, në këtë evropian. /i.m /abcnews.al 

Postimi i UEFA-s:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!