Zakonisht shënojnë në fund, ndonëse jo gjithmonë. Golat e portierëve janë ndër emocionet më të forta të futbollit, padyshim edhe të atij në Ligës së Kampionëve, dhe fundi I fazës së grupit e solli një të tillë.
Ishte ukrainasi Anatoli Trubin që shënoi në portën e Realit në “Estadio da Luz” të Lisbonës, dhe rrjeta e tij I dha kualifikimin Benfikës për në plej of.
Ishte minuta e 98-të për shifrat 4-2. Gjithsesi, ai nuk është i vetmi që ka shënuar në Champions.
Gardiani italian, Ivan Provedel shënoi në fazën e grupeve, në shtator 2023, në duelin Lacio-Atletiko Madrid në “Olimpiko” të Romës, barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 94-ët.
Një nga portierët më të shquar golshënues ka qenë gjermani Hans-Jërg But, I cili mes të tjerave ka mbrojtur edhe portën e Bajernit.
Pikërisht për bavarezët, ai realizoi me penallti në minutën e 30-të të pjesës së parë në fitoren e madhe 4-1 në fushën e Juventusit, në fazën e grupeve në dhjetor 2009.
Gjithsesi, But, ia kishte dalë edhe më parë dhe gjithnjë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Viktimë e tij kishte qenë sërish Juventusi, këtë herë në Gjermani përballë Leverkusenit, në një ndeshje që “aspirinat” e fituan 3-1.
Në mars 2002, në fazën e dytë të grupeve që ekzistonte atëherë, ai kaloi vendasit në epërsi 1-0.
Armiqësia mes Hans-Jërg Butit dhe “Zonjës së Vjetër” e ka edhe një episod tjetër, në shtator të vitit 2000, dhe ishte pikërisht fillimi i gjithçkaje.
Portieri gjerman realizoi nga pika e bardhë në barazimin spektakolar 4-4 në Hamburg-Juventus duke barazuar përkohësisht rezultatin në 3-3.
Në mes të heronjve me doreza është edhe turku Sinan Bolat, I cili realizoi një tjetër rrjetë në sekondat e fundit, në minutën e pestë shtesë.
Ai barazoi rezultatin 1-1 në derbin belgo-holandez, Standard Liezh-Alkmar e përballë tij ishte holandezi Van der Sar.
Në shtator 2010, me penallti shënoi edhe portieri I Hapoelit të Tel Avivit, Vinsent Eniejama, dhe ishte një rrjetë nderi në Izrael përballë Lionit të fortë francez që fitoi në fund 3-1, gjithmonë në fazën e grupeve./abcnews.al


