Magazina prej 6 orësh në flakë, asnjë shenjë nga roja që u bllokua brenda

schedule22:42 - 24 Mars, 2021

schedule 22:42 - 24 Mars, 2021

Prej më shumë se 6 orësh forcat zjarrfikëse po mundohen të mbajnë në kontroll zjarrin që përfshiu një magazinë të një qendre tregtare te mbikalimi i Kamzës në Tiranë.

Gazetari Ermal Vija raporton se zjarrfikësit kanë tentuar të futen për të bërë të mundur shuarjen  dhe nxjerrjen jashtë një prej punonjësve, i cili ka hyrë fillimisht për të nxjerrë punonjësit e tjerë dhe është bllokuar brenda.

Deri më tani ende nuk ka asnjë shenjë nga Arjan Sala, i cili është shefi rojeve të sigurisë dhe prej disa orësh ndodhet në ambientet e bodrumit të magazinës.

Lexo edhe: Zjarri në magazinë, xhaxhai i rojes që u bllokua brenda i revoltuar: S’na japin asnjë informacion

Nga ana tjetër shërbimet zjarrfikëse janë munduar që flakët të mos dalin jashtë kontrollit në ambiente të tjera.

Ndërkohë që vatra është aktive, shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike. Megjithatë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!