Nëkryetari i Lëvizjes Socialiste, Petrit Vasili në një konferencë për shtyp ka bërë një denoncim referuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Sipas tij Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një “binom mafioz”.
“Aktet e konsumuara janë vepra penale ndaj të cilave shteti i kapur ka mbyllur sytë. Mazhoranca ka bërë publike klasifikimin e kandidatëve dhe vendimin e tij e ka nxjerrë në gazetën zyrtarë të Shqipërisë”, deklaroi Vasili.
Vasili thekson se lista e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur dhe lista e kandidatëve që vijojnë konkurimin dhe rënditja e tyre duhet të publikohen në faqen e Gjykatës së Lartë.
“Natyrshëm ka disa pyetje shumë të rëndësishme. Kush e dërgoi dhe e mori përsipër të dërgonte këto akte për botim në fletoren zyrtare? Kush mori përsipër që ti botonte në fletoren zyrtare duke dhunuar haptas ligjin? Kush urdhëroi publikisht botimin në Fletoren Zyrtare, pasi qendra e publikimeve zyrtare është në varësi të drejtpërdrejt të Ministrisë së Drejtësisë? Detyrimi e publikimit të dekreteve të Presidentit, Fletorja Zyrtare e ka me ligj dhe këto dekrete nuk u publikuan kur ishte çështja e shtyrjes së zgjedhjeve. Kush urdhëroi mospublikimin e tyre? Kush ka kurajë të shkelë ligjin dhe Kushtetutën e dekreteve të Presidentit që janë detyrim ligjor për tu zbardhur dhe për tu publikuar në fletoren zyrtare nuk e kryen, ndërsa vendimet të këshillit të emërimeve të drejtësisë që nuk duhet të publikohen atje, por në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë i boton. A e keni shumë të qartë dhe një fakt tjetër shumë të rëndë që Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka detyrim të botojë dhe të publikojë përmbledhjen e të gjithë procesverbaleve zyrtare të mbledhjeve dhe mbi 99.9% të këtyre procesverbaleve nuk janë publikuar edhe sot e kësaj dite, ndërkohë që detyrimi është me ligj dhe në nenin 226 thotë Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë siguron që mbledhja të regjistrohet në sistemin audio dhe një përmbledhje e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit mbahet dhe bëhet publik në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, as kjo nuk ndodh”, tha Vasili.
Vasili është ndalur edhe tek ndërkombëtarët duke i kujtuar se duhet të bëjnë ndërhyrje emergjente dhe të mos bëhen palë e pandëshkueshmërisë.
“I bëj thirrje ndërkombëtarëve që janë mbështetur te reforma në drejtësi të hapin sytë dhe të shqetësohen për këto shkelje flagrante monstruoze”./abcnews.al