“Mafiozët nuk do udhëheqin më shtet”, Abazoviç: Si nisi ‘lufta’ ndaj kontrabandës së cigareve

schedule20:33 - 20 Shtator, 2023

schedule 20:33 - 20 Shtator, 2023

“Premtimi im ka qenë se mafiozët nuk do të udhëheqin më shtet për sa kohë do të jemi ne në pushtet dhe nëse ne do të kemi mundësi me mbajt premtime”.

Kështu u shpreh kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, gjatë intervistës së tij në emisionin “Real Story” në ABC News.

Abazoviç deklaroi se Mali i Zi ka qenë jashtëzakonisht i korruptuar, ku kontrabanda e cigareve sipas sondazheve, ka qenë biznesi që ka bërë rreth 500 milionë euro në vit.

Në lidhje me këtë, kreu i qeverisë malazeze nënvizoi se Mali i Zi, sa i takon kontrabandës kundër cigareve, është shteti me sukses më të madh në 2 vitet e fundit.

“Premtimi im kryesor në zgjedhjen në 2020, kur erdhi ndryshimi i pushtetit në Mal të Zi, në herën e parë në histori, që se kur mbahen zgjedhjet, jeta jonë parlamentare ka filluar në 1905, por kurrë deri më 2020, nuk ka ardhur ndryshimi i pushtetit me zgjedhje. Ndryshimet kanë ardhur me kthim luftërash, me konflikte etj, ishte çështje e kulturës politike, korrupsionit. Ne kemi qenë shtet jashtëzakonisht i korruptuar, kontrabanda e cigareve sipas sondazheve tona, ka qenë biznesi që ka bërë rreth 500 milionë euro në vit. Edhe ai ka më së paku 20 vite, premtimi im ka qenë se mafiozët nuk do të udhëheqin më shtet për sa kohë do të jemi ne në pushtet dhe nëse ne do të kemi mundësi me mbajt premtime.

Dhe besoj se atë premtim e kemi mbajt. Unë do isha i papërgjegjshëm si kryeministër nëse do thoja se krimi nuk ekziston në Mal të Zi, edhe se korrupsioni është eleminu plotësisht, por mund të them se kontrabanda e cigareve dhe narkokartelet kanë patur jashtëzakonisht sulm të madh nga shteti, sidomos në vitin e fundit. Mali i Zi, sa i takon kontrabandës kundër cigareve, është shteti me sukses më të madh në 2 vitet e fundit. Vetëm me një aksion kemi eleminuar 148 konteinera anijesh me paketa.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!