Maduro hodhi poshtë propozimet e Brazilit dhe SHBA-së për të përsëritur zgjedhjet në Venezuelë

schedule09:37 - 16 Gusht, 2024

schedule 09:37 - 16 Gusht, 2024

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka hedhur poshtë rekomandimet e liderëve të Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit për përsëritjen e mundshme të zgjedhjeve në atë vend, raporton Reuters.

“Unë absolutisht e kundërshtoj përpjekjen e SHBA për t’u bërë autoriteti për zgjedhjet në Venezuelë,” tha Maduro.

Më parë, presidenti brazilian Luis Inacio Lula da Silva propozoi thirrjen për zgjedhje të reja në Venezuelë, me pjesëmarrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë, si një zgjidhje e mundshme për krizën politike në atë vend të Amerikës Latine, të cilën Presidenti amerikan Joe Biden e mbështeti.

Kryetarja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, hodhi poshtë, megjithatë, mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke thënë se zgjedhjet “tashmë janë mbajtur”.

Komisioni Zgjedhor njoftoi se Maduro fitoi një mandat të tretë në zgjedhjet e 28 korrikut, ndërsa opozita pretendon se kandidati i saj, Edmundo Gonzalez fitoi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!