“Madridi rikthehet gjithmonë”, Vinicius i premton tifozëve: Do t’u sjellim sërish gëzim

schedule22:03 - 18 Maj, 2023

schedule 22:03 - 18 Maj, 2023

Real Madrid u eleminua në mënyrën më turpëruese nga ky edicion i Champions League, ku në “Etihad Stadium” u shpërfytyrua me rezultatin e thellë 4 me 0, nga “qytetarët” e Manchester City, të cilët avancuan në finalen e madhe.

Një koment pas ndeshjes e ka bërë dhe anësori i “galaktikëve”, Vinicius Junior, i cili me një postim në profilin e tij zyrtar, në “Instagram” i premtoi tifozëve se do t’u sillte sërish gëzim me fitoren e trofeve të tjerë.

“Ne do t’ju sjellim sërish gëzim. “Madridi” kthehet gjithmonë!”,- thuhet në postimin e plotë të Vinicius. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë i Vinicius Junior:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vinicius Jr. ⚡️?? (@vinijr)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!