Madridi, Parisi dhe Berlini paralajmërojnë për situatën në Venezuelë

schedule18:06 - 26 Janar, 2019

schedule 18:06 - 26 Janar, 2019

Madridi, Parisi dhe Berlini paralajmëruan njëkohësisht se nëse nuk do të ketë zgjedhje të reja dhe të lira brenda tetë ditësh në Venezuelë, atëherë do të detyrohen të njohin Huan Guaido si presidenti të vendit

Pa zgjedhje të reja brenda tetë ditësh, do të jemi të detyruar të njohim Huan Guaido si president të vendit. Në të njëjtën kohë me deklaratën e Pedro Sancez nga Madridi, edhe Franca së bashku me Gjermaninë i janë bashkuar ultimatumit të dhënë ndaj Nikolas Maduro për zgjidhjen e krizës së rrezikshme politike në Venezuelë. Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se populli venezuelian duhet të jetë i lirë për të vendosur të ardhmen e tij, duke theksuar se duhet të vijojë bashkëpunimi me aleatët europianë. Qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të Berlinit dhe Madridit zyrtar. Zëdhënësja e qeverisë gjermane tha për mediat se nëse nuk shpallen zgejdhej të reja brenda tetë ditësh, vendi do të njohë Huan Guaido si president ët vendit. Kryeminsitri spanjoll Pedr Sances u shpreh se Spanja nuk dëshiron të vendosë apo të heqë qeveri, por do demokraci dhe zgjedhje të lira në Venezuelë

Përcarja ndërkombëtare përballë krizës venezueliane ëshët e dukshme. Shtetet e bashkuara të amerikës, Kanadaja dhe dhjetëra vende të Amerikës Latine janë rreshtuar në krah të Guaido. Ndërsa një bllok tjetër vendesh që përfshin Rusinë, Iranin, Turqinë, Kubën, Bolivinë dhe Nikaraguan mbështesin Nikolas Maduro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!