“Madame Genocide”, eurodeputetja irlandeze kritika Von der Leyen

schedule14:01 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 14:01 - 25 Dhjetor, 2023

Fjalimi i përfaqësueses të së majtës irlandeze në Parlamentin Evropian (PE), Clare Daly, në të cilën ajo iu drejtua Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen si “Madame Genocide”, u bë viral në rrjetet sociale.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së, Daly kritikoi pakon e demokracisë të përgatitur nga Bashkimi Evropian për organizatat joqeveritare dhe vuri në dukje se BE-ja është bërë një “institucion që përçmon” demokracinë dhe jo një “bastion i demokracisë”, raportojnë mediat e huaja.

Duke rikujtuar se pakoja në fjalë ishte përgatitur nën udhëheqjen e Von der Leyenit, Daly kritikoi mbështetjen e presidentes së KE-së për Izraelin duke thënë:

“Ky person, që erdhi në pushtet pas asnjë votë të vetme të qytetarëve dhe kaloi dy muajt e fundit duke neutralizuar politikën e jashtme të qeverive të zgjedhura, duartrokit regjimin brutal të aparteidit që ajo e quan ‘demokracia e vërtetë’ ndërsa shkatërron një qytet fëmijësh. Proklamuesve të demokracisë si kjo, jo, faleminderit”.

Duke iu drejtuar Von der Leyenit, Daly shtoi:

“Mendoj se flas në emër të shumë qytetarëve evropianë kur them ‘Madame Genocide’”.

Fjalimi i eurodeputetes irlandeze u bë viral në rrjetet sociale.

Daly më parë kritikoi fjalimin e Von der Leyenit në emër të BE-së dhe shteteve të saj anëtare, për të cilin ajo theksoi se ajo nuk ishte zgjedhur për të folur në emër të tyre.

Von der Leyen, e njohur edhe si ministrja e parë e mbrojtjes e Gjermanisë, ishte ndër liderët e parë që vizitoi Izraelin pas 7 tetorit dhe në deklaratat e saj theksoi “mbështetjen e pakushtëzuar” të BE-së për Izraelin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!