Vendi më i njohur turistik i Perusë Machu Picchu është hapur pas disa muajsh mbyllje për shkak të koronavirusit, vetëm për një vizitor të vetëm.
Mali i famshëm u vizitua nga një japonez i bllokuar në vend nga pandemia. “Personi i parë në botë që shkoi në Machu Picchu që nga bllokimi jam unë,” postoi Jesse Katayama në llogarinë e tij në Instagram së bashku me fotografitë e tij.
“Kjo është me të vërtetë e mahnitshme! Faleminderit,” shtoi ai në një video të postuar në faqet e Facebook të autoritetit lokal të turizmit në Kusko.
Katayama foli në sfondin e majës malore madhështore të mbushur me rrënoja antike që dikur tërhiqnin mijëra turistë në ditë, por ka qenë i mbyllur që nga marsi për shkak të koronavirusit, përcjell abcnews.al.
Instruktori japonez i boksit, i identifikuar nga mediat lokale si një 26-vjeçar nga Nara. Ai ka qëndruar në Peru që nga marsi, kur bleu një biletë për vendin turistik vetëm disa ditë para se vendi të shpallte një emergjencë shëndetësore.
Ai i tha një gazete peruane se kishte planifikuar të kalonte vetëm tre ditë në zonë, por me anulimin e fluturimeve dhe lëvizjen e kufizuar nga virusi, ai e gjeti veten të bllokuar atje për muaj.
Përfundimisht, gjendja e tij e vështirë arriti tek autoriteti lokal i turizmit, i cili ra dakord t’i jepte atij leje të veçantë për të vizituar qytetin Inca, duke rihapur sitin vetëm për të.
“Mendova se nuk do të mund të shkoja, por falë të gjithë ju që u lutët me kryetarin e bashkisë dhe qeverinë, m’u dha kjo mundësi super e veçantë,” shkroi ai në japonisht në llogarinë e tij në Instagram.
Machu Picchu është trashëgimia më e qëndrueshme e perandorisë Inca që sundoi një pjesë të madhe të Amerikës Jug-perëndimore për 100 vjet para pushtimit spanjoll në shekullin e 16-të, përcjell abcnews.al.
Rrënojat e vendbanimit Inca u rizbuluan në vitin 1911 nga eksploruesi amerikan Hiram Bingham, dhe në 1983, UNESCO shpalli Machu Picchu një Trashëgimi Botërore.
Fillimisht ishte planifikuar të hapet përsëri për vizitorët në korrik, por tani është shtyrë për në nëntor.
Do të lejohen vetëm 675 turistë në ditë, 30 përqind e numrit të lejuar para pandemisë, me vizitorët që pritet të mbajnë distancën shoqërore.
Që kur u hap për herë të parë për turistët në 1948, ajo ishte mbyllur vetëm një herë më parë, për dy muaj në 2010 kur një përmbytje shkatërroi shinat hekurudhore që e lidhnin atë me Kusko. g.v/abcnews.al