Macron: Zhvendosja e detyruar e popullsisë nga Gaza përbën një krim lufte

schedule09:10 - 25 Mars, 2024

schedule 09:10 - 25 Mars, 2024

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur kundër një operacioni izraelit në Rafah, duke paralajmëruar se “zhvendosja e detyruar e popullsisë përbën një krim lufte”.

Gjatë bisedës telefonike me kreun e qeverisë izraelite, lideri francez përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza dhe dënoi deklaratën e Izraelit, i cili njoftoi të premten sekuestrimin e 8000 hektarëve tokë në Bregun Perëndimor të pushtuar për të ndërtuar aty vendbanime të reja hebreje.

Presidenti francez informoi gjithashtu Benjamin Netanyahun për qëllimin e tij për të paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Moska dhe Pekini kundërshtuan të premten një rezolutë të ngjashme të propozuar nga Uashingtoni.

Pesë muaj e gjysmë luftë e kanë zhytur Rripin e Gazës në një situatë katastrofike humanitare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!