Macron-Zaevit: Maqedonia e Veriut e meriton fillimin e bisedimeve

schedule22:44 - 10 Qershor, 2021

schedule 22:44 - 10 Qershor, 2021

Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti sot një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Macron shprehu mbështetje të fuqishme për procesin e integrimit në BE të Maqedonisë së Veriut.

“Vendi juaj meriton t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian, pa anulim”, theksoi Macron në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev.

Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ndodhen sot në Paris për një vizitë pune me presidentin Emmanuel Macron. /abcnews.al/