Macron: Universiteti nuk është për të gjithë, do kufizohet numri i pranimeve

schedule12:52 - 31 Tetor, 2017

schedule 12:52 - 31 Tetor, 2017

Reforma e arsimit të lartë në Francë pritet të ndryshojë rregullat e pranimit në universitete në këtë vend si dhe të reduktojë numrin e pranimeve në auditore.

Emmanuel Macron dëshiron të thyejë një tabu tjetër franceze: hyrjen e lirë në universitete. Qeveria franceze prezantoi reformën që do të vendosë rregulla të reja për regjistrimin në auditore. Franca është një nga vendet e fundit perëndimorë që nuk parashikon një numër të kufizuar testesh pranimi për pjesën më të madhe të auditoreve.

Realisht nxënësit më të mirë shpesh shkojnë në universitetet më në zë ku ka kritere super seleksionuese për një numër shumë të vogël studentësh, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin elitës së vendit. Shembulli më konkret është ai i kreut aktual të shtetit

Pjesa tjetër e studentëve përfundon në një sistem universitar të pataksuar. Nga ana tjetës sistemi i hapur bën që fakultete si psikologjia, mjekësia dhe juridiku të jenë të mbipopulluar. Vitete e fundit është përdorur dhe një lloj llotarie për të përcaktuar se kush mund të hynte dhe kush jo.

Një absurditet sipas Makron i cili kishte premtuar gjatë fushatës elektorale q ëtë ndryshonte situatën duke thënë se më shumë se 70 për qind e studentëve të regjistruar më pas e braktisin universitetin. Duke theksuar se universiteti nuk mund të jetë një zgjidhje për të gjithë ai propozoi si alternativë institutet teknike.

Por pedagogët nga ana tyre mendojnë se mbyllja e auditoreve nuk është një zgjidhje por duhet më shumë investim duke shtuar postet dhe duke i garantusa hyrjen e lirë në studimet e larta për të gjithë. Qeveria franceze ka ndarë një miliard euro për pesë vitet e ardhshme ndërsa rektorët kishin kërkuar pesëfishin e kësaj shume për të përmirësuar mësimdhënien.

Pjesa më e madhe e shoqatave studentore kritikon reformën e re duke thënë se është një mënyrë seleksionimi pa e pranuar si të tillë

Për Macron i cili akuzohet si president i të pasurve si pasojë e takasave të reja, sapo është hapur një front i ri përballjeje me të rinjtë që kanë paralajmëruar një protestë kundër qeverisë në 16 nëntor

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!