Macron thirrje europianëve të jenë vigjilentë kundër rritjes së ekstremit të djathtë

schedule12:27 - 28 Maj, 2024

schedule 12:27 - 28 Maj, 2024

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje dje nga Dresden i Gjermanisë që europianët të “zgjohen” përballë rritjes së ekstremit të djathtë, kërcënimeve të jashtme, më pak se dy javë para zgjedhjeve europiane.

“Le të zgjohemi,” këmbënguli ai.

Dy vjet pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Europa është “në një moment të paprecedentë në historinë e saj” që e detyron atë të mendojë e vetme për mbrojtjen dhe sigurinë e saj.

“Unë ia them këtë një rajoni të Europës që jetoi gjysmën e dytë të shekullit të 20-të krejtësisht ndryshe nga ajo që jetoi vendi im, një rajon i braktisur pas)një perde të hekurt, nën sundimin sovjetik, për 45 vjet, përpara se të gdhendte të tijën, pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, tha ai.

“Ne nuk do të ndryshojmë gjeografinë së bashku me Rusinë, e cila sot kërcënon sigurinë tonë dhe ka sulmuar Ukrainën,” tha ai.

Për vite të tëra kontinenti europian mund të mbështetet në aleatin e tij amerikan, i cili është ende furnizuesi kryesor i armëve në Ukrainë, për ta ndihmuar atë të zmbrapsë sulmin rus.

Por Shtetet e Bashkuara tani i kanë sytë te Kina, rivali i saj i parë strategjik dhe ekonomik, dhe rizgjedhja e mundshme e Donald Trump në nëntor e ndërlikon më tej ekuacionin.

Bashkimi Europian duhet të “dalë nga naiviteti” dhe “të mbrohet më mirë” në sektorin tregtar, të “dyfishojë” buxhetin e tij dhe të marrë përsipër kostot e investimeve për tranzicionin ekologjik dhe dixhital, tha presidenti Macron.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!