Nga Arthur Goldhammer, The Guardian
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në fjalimin e tij të fundit kundrejt homologut të tij francez, Emmanuel Macron tha:” Macron ka nevojë për trajtim mendor.”
Ky shpërthim nga Ankaraja erdhi si përgjigje pas njoftimit të Macron për një seri masash që synonin të “reformonin” praktikën e Islamit në Francë dhe t’i jepnin fund “separatizmit Islamist”.
Pastaj, vetëm pesë ditë më vonë, më 29 tetor, një emigrant tunizian i sapoardhur vrau tre të krishterë në Nisë. Franca u bë përsëri viktimë e “një sulmi terrorist islamik”, tha Macron . Ai nuk kishte nevojë t’i kujtonte bashkatdhetarët e tij për prerjen e kokës së mësuesit Samuel Paty nga një tjetër emigrant, ky me origjinë çeçene, në mes të ditës dy javë më parë, ose për vrasjen e dy personave jashtë ish zyrave të gazetës satirike Charlie Hebdo .
Ekzekutimi i Paty, vrasjet në Nice dhe në Paris janë vetëm ngjarjet e fundit në një seri sulmesh që kanë marrë jetën e 260 qytetarëve francezë që nga viti 2012. Askush nuk mund ta mohojë që Franca ka një problem për sa i përket terrorizmit.
Erdogan, i etur për të hequr vëmendjen nga vështirësitë ekonomike të Turqisë, zgjodhi të sulmonte Francën duke e quajtur si një sulm ndaj “miliona anëtarëve nga grupe të ndryshme besimi”. Por Erdogan është kritiku i vetëm i Francës në botën islamike. Demonstratat kundër qëndrimit të supozuar “anti-islamik” të Francës, si dhe bojkotimi ndaj produkteve franceze, shpërthyen në Bangladesh, Katar , Liban dhe vendet e tjera me shumicë-myslimane, transmeton abcnews.al
Për arsye krejt të ndryshme Macron ka marrë kritika edhe nga brenda Francës. Kritikët e tij të djathtë e kanë cilësuar si të butë qëndrimin e tij ndaj terrorit. Christian Estrosi, kryetar i bashkisë së Nicës, bëri thirrje për “ndryshime në kushtetutë” për të lehtësuar “luftën kundër” terrorit. Éric Ciotti deklaroi se “për herë të parë që nga pushtimi, Franca nuk është më një vend i lirë! Vendi ynë është në luftë! … Ne duhet të asgjësojmë islamikët! ”
Thirrjet kundër lirive civile, si në kohën e luftës, po rriten nga dita në ditë, pavarësisht nga fakti që kompetencat gjithëpërfshirëse u akordohen autoriteteve, megjithëse gjendja emergjencës mbetet ende në fuqi. Megjithatë, masa të tilla nuk mund të zhdukin totalisht xhihadistët, pa bashkëpunuar me grupet e organizuara radikale.
Ndërkohë, kritikët e majtë, të tillë si Clémentine Autain, akuzojnë presidentin francez për “shkeljen e lirisë dhe demokracisë “. Por e majta vështirë se pajtohet me diçka të tillë: ish-kryeministrat socialistë Bernard Cazeneuve dhe Manuel Valls besojnë se ekstremi i majtë, i mbingarkuar nga multikulturalizmi, nënvlerëson kërcënimin islamik. Kritikë të tjerë kanë akuzuar Autain dhe aleatët e saj në partinë France Unbowed të Jean-Luc Mélenchon për bashkëpunim me xhihadistët.
Në të djathtën ekstreme, Macron e ka përgëzuar Marine Le Pen për pikëpamjen e saj “të arsyeshme” për “Islamizmin” të cilin e ka cilësuar si armik të pakontrollueshëm.
Cinikët nga të gjitha palët kanë këmbëngulur se Macron ishte duke pritur qëndrimin e Le Pen në mënyrë që të vidhte vëmendjen e saj nëse ajo do do të kandidonte në presidencialet e vitit 2022.
Megjithatë, fjalimi i Macron në fillim të tetorit mbi “separatizmin islamik” vështirë se mund të karakterizohet si i frymëzuar nga Le Pen. Ai u përpoq të gjurmonte një shteg të kujdesshëm përmes fushës së minuar ideologjike, por emocionet bënë që ai të humbte shpejt kontrollin që kishte mbi debatin.
Në fakt përpjekja e tij për të rivendosur një ekuilibër midis fesë dhe shtetit nga ligji francez i vitit 1905, por nuk pati sukses.
Siç tha Jean Birnbaum në Le Monde: “Është e pamundur të kuptohet xhihadizmi pa arsyetim, siç bëjnë xhihadistët, në një shkallë ndërkombëtare”.
Macron zhvendosi gjithë përgjegjësinë te pala myslimane, duke përshkruar Islamin si një fe “në krizë”: “Tensionet midis fundamentalizmave, midis projekteve me të vërtetë fetare dhe politike” ishin fajtorët, sipas tij, ndërsa nuk dihet asgjë për historinë e gjatë të konfliktit midis botës myslimane dhe jomyslimane.
Nëse Erdogan ishte në gjendje të përdorte në mënyrë groteske fjalët e presidentit francez në një sulm ndaj myslimanëve në përgjithësi, ai u ndihmua nga paqartësitë e Macron. Gjithashtu u ndihmua nga pabarazia midis retorikës së lartë të Macron, dhe toneve luftarake të komandantit të përgjithshëm. Presidenti tha se “islamikët nuk duhet të lejohen të flenë të qetë në këtë vend”.
Ky ndryshim erdhi menjëherë pas vrasjes në mënyrë barbare të Paty.
“Ne kemi ndërtuar separatizmin tonë,” tha ai, “në lagjet tona, duke krijuar geto, në fillim me qëllimet më të mira në botë – por ne e lamë të ndodhte … Ne u larguam vëmendjen nga mjerimi dhe vështirësitë, dhe kjo është ajo çfarë ndodhi. ”
Kur erdhi puna për të propozuar ulje të tensioneve, Macron uli përgjegjësinë e Francës, ndoshta sepse ai tashmë kishte refuzuar një qasje ambicioze që vetë kishte mbështetur dikur.
Në fillim të presidencës së tij ai kishte caktuar Jean-Louis Borloo të merrej me problemet e getos periferike të Francës vetëm për të hedhur poshtë raportin e paraqitur në 2018. Ai pranoi shkurtimisht një element kryesor të raportit Borloo, duke deklaruar se “ndryshimi rrënjësor” ishte i nevojshëm në shtëpitë e kujdesit në Francë.
Ai i kushtoi shumë më shumë vëmendje, mangësive të pretenduara të shkollave, xhamive myslimane dhe klubeve sportive, transmeton abcnews.al
Financimi i huaj i shkollave islamike do të ndërpritej, universitetet franceze do të trajnonin dhe licenconin hoxhallarë dhe mësues të gjuhës arabe, vaktet do të ndaloheshin në kafeteritë e shkollës, asnjë komunë nuk do të lejohej të ofronte trajnime noti të veçanta për burra dhe gra në pishinat e saj, dhe shkollimi në shtëpi do të ndalohej.
Megjithatë, pavarësisht se çfarë mund të arrijnë masa të tilla të vogla, është e vështirë të besohet se ato do të bëjnë çdo gjë për të ecur përpara me aspektet e tjera të programit me pesë pika të Macron, për të krijuar një “Islam të ndriçuar” në Francë dhe “për të bërë Republikën edhe një herë të dashur ”nga qytetarët e saj.
Ajo që Macron nuk ka arritur të vërejë është se këto dy parime qëndrojnë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Të “ndriçosh” fenë do të thotë të shuash pasionet e besimit duke arsyetuar ftohtë, ndërsa ndezja patriotizmit arrin pikërisht të kundërtën. Mënyra më e mirë për të mposhtur xhihadistët mund të jetë thjesht të demonstrosh me shembull se llogjika më e ftohtë mund të mbizotërojë, madje edhe përballë provokimit të vazhdueshëm dhe reagimit xhingoist.( i referohet politikës së jashtme agresive të një kombi, i cili është nxitur nga opinioni publik).
Kufiri midis mendimeve filozofike të presidentit dhe agjendës së tij të rregullave më të zakonshme fatkeqësisht e lë atë të pambrojtur ndaj atyre që, si Ciotti, nuk shohin asnjë alternativë tjetër veçse të “asgjësojnë” armikun.
Por dhe njëherë më shumë, me deklaratën “dërrmojeni të keqin”, iluminizmi i lartësuar nga Macron ka ulërimën e tij personale të luftës anti fetare: “shtypeni gjënë e neveritshme” Përktheu Sonila Backa/abcnews.al