Emmanuel Macron, presidenti i Francës, i ka habitur të gjithë me parashikimin e tij të ndeshjes që u luajt të dielën mes Francës dhe Polonisë.
Kampionët e botës në fuqi fituan ndaj polakëve me rezultatin 3-1, ku autorët e golave ishin Giroud dhe Mbappe me dy gola, ndërsa nga Polonia Lewandowski.
Në një intervistë për “Le Parisien” të botuar të shtunën, presidenti i Francës jo vetëm që gjeti rezultatin e saktë 3-1, por madje pati sukses edhe me gjetjen e lojtarëve që do të shënoninnë këtë sfidë.
“Leëandoëski do të shënojë një gol, Mbappe ose ndoshta Giroud gjithashtu, ku ky i fundit dëshiron të bëjë histori”, ka thënë Macron.
Macron ka thënë se do të niset për në Katar nëse Franca arrin në fazën gjysmëfinale, ku të cilët kërkojnë të mbrojnë trofeun të cilin e fituan në Rusi në vitin 2018./h.ll/abcnews.al