Macron shtyn sërish vizitën në Ukrainë

schedule08:12 - 11 Mars, 2024

schedule 08:12 - 11 Mars, 2024

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shtyrë sërish vizitën për në Ukrainë, hera e tretë që nga shkurti. Macron tha se kishte planifikuar të shkonte në shkurt për të nënshkruar një marrëveshje sigurie me Volodymyr Zelenskiy por vizita u shty me shkuarjen e presidentit ukrainas në Paris.

Diplomatët thanë se një datë e dytë ishte planifikuar në fillim të marsit përpara se të shtyhej për në fund të kësaj jave.

“Të dy krerët e shteteve ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë, veçanërisht në lidhje me vizitën e presidentit në Ukrainë, e cila duhet të ndodhë në javët e ardhshme”, tha presidenca franceze pasi të dy liderët folën me telefon të dielën.

Shtyrja vjen vetëm disa ditë pasi një raketë ruse goditi në Odessa, pranë vendit ku ishte Zelensky dhe kryeministri i Greqisë. Macron gjithashtu do të vizitonte Odesa-n./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!