“Franca është nën sulm,” kështu deklaroi Presidenti francez Emmanuel Macron, nga Nica, ku shkoi pas masakrës që ndodhi ditëm e sotme.
Macron, njoftoi forcimin e mbrojtjes dhe shtimin e forcave të policisë në vendet e adhurimit dhe në shkolla. 7 mijë ushtarë do të ruajnë shkollat.
Ai dënoi sulmin dhe theksoi se nesër “do të mbahet një Këshill i Mbrojtjes ku do të merren masa të reja”.
Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një sulm i rëndë në Nice të Francës, nga i cili mbetën të vdekur tre persona. Autori që vrau tre persona thirri në gjuhën arabe “Allahu Hakbar”
Ndërsa në vonë gjatë ditës u shënuan edhe dy sulme të tjera. Ngjarja e parë e rëndë ndodhi në Avignion, ku një person është vrarë nga policia pasi i sulmoi ata. Ndërkohë, sulmi tjetër ndodhi në konsullatën e Francës në Arabinë Saudite. g.v/abcnews.al