Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

schedule07:55 - 7 Korrik, 2020

schedule 07:55 - 7 Korrik, 2020

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron,  ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Ky është një vendim që kreu i shtetit e ka marrë për riorganizimin e kabinetit qeveritar, pas protestave për brutalitetin e policisë.

Castaner është kritikuar për veprime të ashpra të policisë kundër protestuesve, të cilët janë nxitur nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të SHBA-së.

Macron emëroi në vend të tij ish-ministrin e Buxhetit, Gerlad Darmanin. Gjithashtu ai e zëvendësoi edhe ministrin e Drejtësisë dhe atë të Ekologjisë.

Ndryshimet vijnë pak ditë pasi Macron shkarkoi kryeministrin Edouard Philippe, pas tre vjetësh në këtë post, duke e zëvendësuar me Jean Castex./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!