Macron rrëzon dyshimet e Trumpit për NATO-n: Franca është aleat besnik

schedule17:42 - 7 Mars, 2025

schedule 17:42 - 7 Mars, 2025

“Franca është një aleat besnik dhe i palëkundur në NATO”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron, mes dyshimeve të përsëritura të homologut të tij amerikan Donald Trump për aleancën ushtarake.

“Franca ka treguar respekt dhe miqësi ndaj SHBA-së”, tha Macron.

“Unë mendoj se ne kemi të drejtë të presim të njëjtën gjë”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se së fundmi Trump hodhi dyshime nëse Uashingtoni do të mbronte aleatët e tij të NATO-s nëse ata nuk paguanin atë që ai beson se ishte e mjaftueshme për mbrojtjen e tyre.

Sipas nenit 5, anëtarët e aleancës së NATO-s duhet të ndihmojnë nëse një anëtar tjetër sulmohet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!