Presidenti francez, Emmanuel Macron do të vizitojë Gjermaninë të martën e ardhshme për të punuar nga afër me Berlinin për çështjen e garancive të sigurisë për Ukrainën, raportojnë mediat e huaja. Presidenti francez e bëri njoftimin për vizitën e tij gjatë ditës së sotme në Moldavi i rrethuar nga liderë të tjerë politikë.
Më herët presidenti ukrainas tha se ka marrë mbështetje nga aleatët në samitin në Moldavi për çështjen e furnizimit me avionë luftarakë në Kiev për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse. Ai i bëri komentet në një konferencë shtypi pas një samiti të mbi 40 liderëve evropianë në Moldavi, por dha pak detaje./abcnews.al