Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Macron pritet të dalë me një njoftim zyrtar për Luvrin, si është gjendja e muzeut më të famshëm në botë

schedule12:50 - 28 Janar, 2025

schedule 12:50 - 28 Janar, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të bëjë sot njoftime lidhur me sinjalin e rrezikut të lëshuar nga menaxhmenti i Luvrit, lidhur me problematikat e rënda me të cilat përballet muzeu i famshëm.

Do të ketë njoftime në lidhje me Luvrin dhe të ardhmen e tij”, u mjaftua t’u thoshte gazetarëve presidenca franceze të hënën, pa zbuluar zgjidhjet që do të propozojë Macron.

Muzeu ka tërhequr vëmendjen që nga 13 janari kur presidenti dhe drejtori i tij Laurence de Carre dha alarmin në një letër drejtuar ministres së Kulturës Rashida Dutti.



Në letër theksoheshin problemet: “shumëzimi i dëmtimeve në zona që në disa raste kanë dëmtime të shumta”, “pajisje teknike të vjetëruara (…), “luhatje shqetësuese të temperaturës që rrezikojnë gjendjen e punimeve”…

Piramida, e inauguruar në vitin 1988 si hyrja madhështore e muzeut nga presidenti i atëhershëm Francois Mitterrand dhe e projektuar nga arkitekti Ming Pei, konsiderohet “strukturalisht e vjetëruar” sepse ishte projektuar për të mirëpritur katër milionë vizitorë në vit. Muzeu kishte pothuajse nëntë milionë vizitorë në vitin 2024 (80% të huaj), ndërsa kishte arritur në dhjetë milionë para pandemisë Covid-19.

Pallati presidencial siguron se Macron, i cili në mënyrë diskrete vizitoi muzeun në vjeshtë për të konstatuar masën e nevojave, ka përgatitur njoftimet e tij në bashkëpunim me Rashida Datin, të cilën e emëroi ministre të Kulturës një vit më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!