Macron: Prezervativët falas jo vetëm për moshat 18-25 vjeç, por edhe për të miturit

schedule17:38 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 17:38 - 10 Dhjetor, 2022

Ditën e djeshme presidenti francez Emmanuel Macron bëri me dije se prezervativët do të shpërndahen falas në farmaci për moshat 18 deri në 25 vjeç.

Sot, në një video të publikuar në Twitter nga Alicante, Spanjë, ku ndodhet në kuadër të Samitit të vendeve të Evropës Mesdhetare, ai tha se prezervativët do të ofrohen falas edhe për të miturit.

“Dhe unë them në rregull, le ta bëjmë”, deklaroi Macron në videon e shkurtër të postuar në Twitter, duke e konsideruar vendimin një “politikë shumë të mirë parandaluese për të lejuar të rinjtë të mbrohen”.

Në Francë, që nga 10 dhjetori 2018, prezervativët tashmë rimbursohen me asistencë publike me recetë mjekësore.

Por tani Macron po shkon shumë më tej, duke garantuar akses falas për të gjithë të rinjtë deri në moshën 25 vjeç.

Një masë që, sipas elementëve të parë që disponon shtypi, ka të bëjë me pako me 6, 12 ose 24 prezervativë të disponueshëm në farmaci.

Dje, presidenti francez tha, në përgjithësi, se “shëndeti seksual” i të rinjve është një “çështje reale” që duhet marrë seriozisht, shkruan Ansa.  

Presidenti ndër të tjera përmendi, vaksinimin e adoleshentëve, djemve dhe vajzave, kundër infeksioneve me virusin papilloma, të lidhura me shfaqjen e tumoreve.

“Është një punë e madhe informacioni, paralajmëroi presidenti, ne duhet ta bëjmë atë në shkolla, duhet të shumëfishojmë përpjekjet tona dhe do ta bëjmë”.

“Nuk e përjashtoj kalimin drejt vaksinimit të detyrueshëm”, kur kemi “rekomandimet e duhura shkencore”.

Sa i përket edukimit seksual, vazhdoi ai, “ne nuk japim maksimumin për këtë çështje. “/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!