Macron presion Kurtit: Të themelohet Asociacioni, i rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

schedule23:20 - 23 Prill, 2024

schedule 23:20 - 23 Prill, 2024

Presidenti francez, Emanuel Macro ka telefonuar mbrëmjen e kësaj të marte Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Sipas një deklarate të lëshuar nga Pallati i Elizesë, presidenti Francez i ka kërkuar Kryeministrit të Kosovës themelim sa më të shpejt të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duke i bërë të qartë se diçka e tillë ka një rëndësi të madhe edhe mbi qëndrimin e Parisit zyrtar sa I përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Në deklaratën e Pallatit të Elizesë thuhet gjithashtu se Macron ka shprehur keqardhjen e tij për dështimin e votimit të mbajtur këtë të diel në veri për shkarkimin nga detyra të 4 kryetarëve shqiptarë të komunave të cilët u zgjodhën vitin e shkuar me më pak se 3% të votave.

Presidenti Francez i ka kërkuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se është e domosdoshme që të organizohen sa më shpejt që të jetë e mundur zgjedhje të reja në 4 komunat e veriut dhe të garantohet pjesëmarrja e popullsisë serbe.

Në telefonatën që pati mbrëmjen e kësaj të marte me Kurtin, Macron ka riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Francën për pavarësinë dhe integrimin europian të Kosovës. Presidenti Francez ka bërë gjithashtu thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani sa i përket normalizimit të marrëdhënieve Kosovës-Serbi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!