Macron pranon kërkesat e Jelekëve të Verdhë

schedule23:53 - 25 Prill, 2019

schedule 23:53 - 25 Prill, 2019

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka dhënë të drejtë protestuesve të lëvizjes Jelekët e Verdhë, duke premtuar se do të kryejë reforma për lehtësimin e qytetarëve nga taksat.

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dhënë përgjigjen e shumëpritur lëvizjes së Jelekëve të Verdhë. Në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, ai premtoi masa të reja për të zgjidhur përplasjen, përfshirë këtu shkurtim taksash, një reformë në shërbimin civil dhe një përfaqësim më të drejtë të qytetarëve.

Gjithashtu, pavarësisht insistimit se në vend duhet të kthehet rendi, presidenti u shpreh i vetëdijshëm për një mungesë besimi tek sistemi shtetëror. Fjalimi i tij ishte planifikuar për më 15 Prill, por u shty për shkak të zjarrit që përfshiu katedralen Notre Dame të Parisit.

Macron pranoi se protestat e lëvizjes së Jelekëve të Verdhë kishin në thelb kërkesa të drejta. Edhe pse gjatë fjalimit pranoi se qeveria e tij mund të kishte marrë një kthesë të gabuar, ai insistoi se reformat e deritanishme të saj kishin qenë të drejta, por jo të shpejta sa duhet.

Presidenti tha se kishte mësuar shumë nga debatet kombëtare të mbajtura me qytetarët francezë në mbarë vendin, ndërsa shtoi se shkurtimi i taksave do të bëhet duke shkurtuar shpenzimet qeveritare.

Por edhe qytetarët duhet të punojnë shumë për ta arritur këtë”, tha Macron.

Shefi i pallatit Elize shtoi më tej se i kupton shqetësimet e shoqërisë edhe sa i takon ndryshimeve të klimës dhe emigracionit. Protestat e Jelekëve të Verdhë filluan në nëntor për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve.

Ato u përshkallëzuan në muajt në vazhdim dhe vijuan edhe gjatë këtij viti. Javën e kaluar, në përpjekje për t’u çliruar nga reputacioni i “presidentit të elitës”, Macron tha se do ta mbyllë Shkollën Kombëtare të Administratës, një shkollë ku janë arsimuar shumë presidentë të Francës, përfshirë vetë Macron./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!