Macron përjashton opsionin e një “ekzekutivi të majtë” në krijimin e qeverisë

schedule22:58 - 26 Gusht, 2024

schedule 22:58 - 26 Gusht, 2024

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përjashtuar këtë mbrëmje, në përfundim të raundit të parë të negociatave për formimin e qeverisë 7 javë pas votimit legjislativ, opsionin e një ekzekutivi të majtë.

Macron ka njoftuar një raund të ri konsultimesh duke filluar nga nesër. Opsioni i një qeverie të majtë u përjashtua “në emër të stabilitetit kushtetues”.

Macron, kampi qendror i të cilit doli çuditërisht i dyti në votim pas Rassemblement National të ekstremit të djathtë, ende nuk ka emëruar zyrtarisht një pasardhës të kryeministrit në largim Gabriel Attal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!