Presidenti francez Emmanuel Macron është edhe një herë i gatshëm të përfshihet në negociatat e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain për ta bindur atë të mos largohet.
Edhe pse ylli francez përsëriti në një intervistë se ai kurrë nuk tha se donte të largohej nga Parisi tani, raportet sugjerojnë një çarje në marrëdhëniet e tij me njerëzit në klub, të cilët thuhet se duan ta shesin atë.
Seria e Mbappes me Realin filloi një vit më parë dhe përfundoi kur 24-vjeçari rinovoi me parisienët. Në këtë zhvillim ka kontribuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili i kishte kërkuar yllit të Parisit të qëndronte.
Ai pritet të bëjë diçka të ngjashme edhe tani. Duke folur në emisionin VivaTech, Macron tha: “Unë nuk kam informacion. Do të përpiqem ta detyroj atë të qëndrojë”. /G.D abcnews.al/