Macron: Nëntë francezë të zhdukur ose të mbajtur peng pas sulmeve të Hamasit në Izrael

schedule10:52 - 24 Tetor, 2023

schedule 10:52 - 24 Tetor, 2023

Nëntë shtetas francezë janë “të zhdukur ose të mbajtur peng” pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron të martën pas takimit me të afërmit e shtetasve francezë të vdekur dhe të zhdukur në Izrael.

“Ne jemi të lidhur me Izraelin nga pikëllimi,” tha Macron, i cili mbërriti në Tel Aviv të martën në mëngjes, shkruan CNN.

Pas mbërritjes së tij, Macron u takua me 30 të afërm të 18 shtetasve francezë të vrarë ose të zhdukur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, duke përfshirë familjen e Mia Schem, një gruaje 21-vjeçare franko-izraelite e cila u shfaq në një video të publikuar nga Hamasi . javen e shkuar.

Macron u takua gjithashtu me Presidentin izraelit, Isaac Herzog në Jerusalem.

“Ne ndajmë dhimbjen tuaj. Ajo që ndodhi më 7 tetor është një sulm i tmerrshëm terrorist kundër popullit tuaj, kombit tuaj,” tha Macron drejtpërdrejt duke iu drejtuar homologut të tij izraelit gjatë një konference për shtyp. “Unë dua që ju të jeni të sigurt se nuk do të mbeteni vetëm në këtë luftë kundër terrorizmit. Sepse unë flas këtu në emër të një vendi që përjeton sulme terroriste.”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!