Macron: Ndoshta do të duhen disa dekada që Ukraina të anëtarësohet në BE

schedule17:58 - 9 Maj, 2022

schedule 17:58 - 9 Maj, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ndoshta do të duhen disa dekada që Ukraina të konfirmohet si anëtare e Bashkimit Europian.

Por ai shton se Ukraina është “tashmë një anëtare” e familjes evropiane për shkak të luftës dhe guximit që ka treguar.

Macron gjithashtu i tha Parlamentit Evropian në Strasburg se shpreson që BE-ja të ecë përpara me shpejtësi në procesin e pranimit të Ukrainës në bllok.

Ukraina ka plotësuar pyetësorin e dytë si pjesë e procesit të aplikimit në BE. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!